Osmani nesër mbledh partitë për caktimin e datës së zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ftuar partitë parlamentare për një takim mbi caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Klan Kosova merr vesh se takimi është thirrur për në orën 10:30.

Në ftesën që ka parë gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani, mes tjerash thuhet: “Ftoheni në një takim të përbashkët konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme”.

“Takimi do të mbahet më 20 nëntor 2025”.

Ky zhvillim vjen pasi në seancën e sotme, i mandatuari nga LVV-ja për formimin e qeverisë, Glauk Konjufca, nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme. /Klankosova.tv