Donika Kadaj-Bujupi, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani është lidhur në “Pressing” të T7, pasi Osmani mori pjesë në themelimin e Bordit të Paqes në Uashington.
Kadaj-Bujupi tha se kjo tregon rritjen e kredibilitetit të Kosovës nga bashkëpunimi mes Donald Trump dhe Vjosa Osmanit.
“Deklaratat e Trump për Kosovën dhe presidenten, tregojnë që është një qartësi dhe dëshmi që rritja e besueshmërisë dhe kredibilitetit të peshës ndërkombëtare të Kosovës po ndodh me këtë bashkëpunim”, ka thënë ajo.
Ajo tha se ka konsensuse në mes Presidencës dhe Qeverisë për Bordin e Paqes
“Ka një konsensus të plotë, por edhe kryeministri Kurti dhe ministrat e linjës kanë dhënë një përkrahje për rolin aktiv që do ta ketë Kosova në Bordin e Paqes”, tha ajo.









