Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur sot takimet e ndara me liderët e partive politike për të diskutuar rreth ngërçit të tejzgjatur në konstituimin e Kuvendit dhe krijimit të institucioneve të reja.
Në kohën kur Osmani është duke zhvilluar takim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti tash e dy orë, në ambientet e Kuvendit është parë e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.
Nuk dihet aryseja e vizitës së Prattipati në këto momente në ambientet e Kuvendit dhe Presidencës.
Telegrafi ka pyetur zyrën për media të presidentes nëse Prattipati ka ndonjë takim të aranzhuar me presidenten Osmani.
Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina tha se ka takim të zakonshëm me presidenten Osmani dhe se nuk ndërlidhet takimet e presidentes me liderët e partive politike. /Telegrafi/
The post Osmani në takim me Kurtin për ngërçin politik, diplomatja amerikane Prattipati shkon në Presidencë appeared first on Kosovapost.net.