Nuk është juriste me hobi si Hekuran Murati, por fjalët i kishte të distiluara nga ai – Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës, juriste e diplomuar, veshi pallton e Vetëvendosjes në sulme brutale ndaj Gjykatës Kushtetuese, pas dërgimit të ‘komenteve’ nga ana e saj në lëndën e Listës Serbe për çështjen e Nënkryetarit serb të Kuvendit të Kosovës, ç’gjë e ka vendosur konstituimin e kuvendit në ‘pauzë’ të tretë deri në një vendim final. Osmani lëshoi një seri sulmesh në oktava të Vetëvendoses ndaj Gjykatës Kushtetuese, vendime të cilat – tha ajo, por pa i saktësuar: Cilat? Çka? Kur? – nganjëherë “përmbajnë absurditete dhe shpikje (jashtëkushtetuese)”. Në fund, tha ajo, gjyqtarët kushtetues “nuk janë shenjtorë” dhe se “mund të kritikohen”.
U pyet për një deklarim të Ambasadës së Gjermanisë e cila gjat ditës dënoi sulmet e Vetëvendosjes “edhe ato personale” ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarëve të saj, dhe tha këtu u lësua në një seri sulmesh të veta, të rifreskuara. Tha se “vendimet zbatohen” por ato dinë të jenë “absurde”.
“Pavarësisht sa nuk na pëlqejnë, sa na duken nganjëherë absurde, sa nuk kanë asnjë bazë në tekstin e kushtetutës, sa nuk kanë asnjë bazë në praktikat e kushtetutave demokratike, sa janë shpikje absurde, por i zbatojmë në plotni”, tha Vjosa Osmani.
“Sa i përket sulmeve në përgjithësi, ta themi një gjë. Kushtetuta nuk e ndalon që ne të komentojmë vendimet e gjykatës, nuk ndalohet komentimi, as nuk ndalohet kritika, kritika profesionale. Normale.
RKS është shtet ku garantohet liria e shprehjes, edhe lirinë për të mos u pajtuar me Aktgjykimit, përderisa i zbatojmë në plotni. Pyetje duhet të jetë a i zbatojmë? Të gjithë i zbatojmë. Mos të pretendojmë se ato janë shenjtëri, flasim për të gjithë – edhe ata nuk janë mbi Kushtetutën. Pra s’po flasim për shenjtëri. Është brenda normave demokratike”, tha ajo.
Në konferencën e saj, Osmani e riprodhoi kryesisht diskursin e Vetëvendosjes për çështjen e Listës Serbe në zgjedhje të Nënkryetarit serb të Kuvendit të Kosovës – pozitë kjo krjetësisht e parëndësishme, por e lexuar veçse për bllokadë për të mos proceduar me afatet kushtetuese 15 ditore për votim të qeverisë së re, për të cilat, Albin Kurti, nuk i ka votat.
“Në këtë dokument kemi argumentuar se funksionimi efektiv i institucioneve, të Kuvendit si ushtrues i sovraniteti shtetëror, është qenësor për ruajtjen e rendit kushtetuese, por edhe për ruajtjen e konceptit të shtetit sovran. Prandaj në kushte kur bllokohet konstituimi i Kuvendit për një nënkryetar, përkundër faktit që Kryesia ka kuorum, në ato momente pamundësohet përfaqësimi legjitim i qytetarëve në institucionin më të lartë. Andaj mbrojtja e sovranitetit ndërlidhet edhe me vetë Kuvendin funksional. Bllokimi i konstitutimit të Kuvendit për shkak të mos zgjedhjes së nënkryetarit, përderisa Kryesia ka kuroum, do ta cenonte jo vetëm funksionalitetin institucional, por themelin në të cilat është ndërtuar republika e Kosovës” tha Osmani.
“Kosova ka sistemin më të avancuar në Evropë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, mirëpo këto të drejta, nuk mund të abuzohen që të shkelin qëllimin e tyre. I gjithë thelbi i kometenve bazohet në nenin 57 të Kushtetuës, i cili parasheh se janë dy parakushte në mënyrë që të realizohen të drejtat e komuniteteve: detyrimi për të vepruar me ligjet e Kosovës gjë që Lista Serbe nuk e bën, detyrimi i dytë është që gjatë ushtrimit efektiv mos të shkelen të drejtat e të tjerëve. Po synohet që për një nënkryetar të bllokohet shteti në tërësi, sepse një shtet pa institucionet, është shtet i dështuar. Është detyrë që të bllokojmë çdo synim për të arritur synimin e dështimit të Kosovës”, tha ajo.