Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një takimi me Odën Ekonomike të Letonisë, ka prezantuar potencialin që ofron Kosova për investitorët ndërkombëtarë, duke theksuar elementet kryesore që, sipas saj, e bëjnë vendin një destinacion tërheqës për bizneset e huaja.
“Në takimin me Odën Ekonomike të Letonisë, prezantova potencialin që ofron Kosova për investitorët e huaj: qasje të lirë në disa tregje ndërkombëtare, një klimë që bazohet në sundimin e ligjit dhe inovacion, fuqi punëtore të re dhe të kualifikuar, e legjislacion në përputhje të plotë me standardet evropiane,” ka deklaruar Osmani.
Presidentja ka shtuar se ndërtimi i marrëdhënieve të reja ekonomike me Letoninë është një ndër prioritetet e Kosovës.
“Jemi të hapur për të ndërtuar ura të reja partneriteti me Letoninë, ndërsa bashkëpunimi ekonomik mbetet ndër prioritetet kryesore,” ka theksuar ajo.
The post Osmani në Odën Ekonomike të Letonisë: Kosova ofron potencial të madh për investitorët e huaj appeared first on Kosovapost.net.