Osmani mesazh të fortë VV`së: Për votim të fshehtë duhet të ketë konsensus

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se votimi i fshehtë lejohet pse se duhet të ketë konsensus në mes të deputetëve për këtë procedurë të votimit.

“Lejohet si mundësi por duhet me pas vendim të seancës, të pyeten deputetët”, është shprehur Osmani në një deklarim për media pas ceremonisë së betimit të 18 kadetëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, tha ajo

Ajo ka thënë se nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet brenda afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese do të ketë pasoja, raporton Koha.net, transmeton Periskopi.

Osmani të mërkurën dhe të enjten ka zhvilluar konsulta me partitë politike për bllokadën në Kuvend.

Osmani u ka kërkuar liderëve të partive politike që deri në fund të korrikut të gjejnë zgjidhje për bllokadën me konstituimin e legjislaturës së re.

Këtë Osmani e ka thënë pas takimeve të ndara që i ka zhvilluar të mërkurën me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, atë të Partisë Demokratike (PDK), Memli Krasniqi, të Lidhjes Demokratike (LDK), Lumir Abdixhiku dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në përpjekje për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për daljen nga kriza institucionale pas aktgjykimit të nxjerrë javën e shkuar nga Gjykata Kushtetuese.

Në këtë aktgjykim, Kushtetuesja ka dhënë vendim që Kuvendi të konstituohet brenda 30 ditësh. Me që një afat i tillë nuk ka qenë i përcaktuar më herët, sipas vendimit të gjykatës, konstituimi në situatën aktuale duhet të bëhet deri më 26 korrik.