,

Osmani mban fjalim para deputetëve të kuvendit maqedonas

Presidentja Vjosa Osmani, iu është drejtuar për një fjalim rasti deputeteve të Maqedonisë së Veriut, me rastin e vizitës së saj zyrtare në shtetin fqinjë.

Osmani vizitën e filloi me takim me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski, ndërsa më pas u takua me kryetarin e Kuvendit atje, Talat Xhaferin.

Ajo, pas fjalës në Kuvend, do të takohet edhe me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovacevski. Përgjatë ditës, Osmani po ashtu do të ketë takime të ndara edhe me grupet parlamentare të përfaqësuara në Kuvend si dhe një drekë pune të përbashkët me gra lidere të fushave të ndryshme.

Related Posts