Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar disa fotografi gjatë takimit të anëtarëve të Bordit të Paqes në të cilin ka bashkëbiseduar edhe me presidentin amerikan Donald Trump.
Gjatë këtij takimi, Kosova konfirmoi se do të dërgojë trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe policisë në rimëkëmbjen e Gazës pas marrëveshjes së paqes të arritur para disa muajsh.
Osmani ka shkruar se Kosova sot e ndjeu peshën e garancisë që ofron SHBA-ja.
“Faleminderit, President Trump”, ka shkruar ajo.









