Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dje në Riga ka vizituar Qendrën Ekselencës së NATO-s për Komunikim Strategjik, një institucion kyç në luftën kundër kërcënimeve hibride dhe në mbrojtje të integritetit të informacionit.
Osmani ka thënë se aty ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në ndërtimin e kapaciteteve në siguri kibernetike dhe komunikim strategjik.
Derisa ajo u shpreh se Kosova është dhe do te mbetet një aleate e besueshme në mbrojtje të vlerave demokratike.
“Vazhduam tutje me një diskutim në Shtëpinë e Evropës bashkë me gra lidere dhe aktiviste në Letoni për të ndarë me to rrugëtimin e Kosovës si vend që ka përjetuar luftën, por që sot avancon përpara me gratë në qendër të çdo procesi demokratik dhe të sigurisë”, ka shkruar presidentja.
Ndryshe, ajo vizitën e ka përmbyllur në Muzeun e Okupimit të Letonisë, siç e quajti ajo një moment reflektimi të thellë mbi historinë e përbashkët të qëndresës ndaj pushtimit dhe padrejtësisë./tev
The post Osmani: Kosova është dhe do të mbetet një aleate e besueshme në mbrojtje të vlerave demokratike appeared first on Kosovapost.net.