Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një takimi në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., ka ritheksuar përkushtimin për thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Takimi u zhvillua me Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan, transmeton KosovaPost.
Osmani ka bërë të ditur se Kosova është e gatshme të avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë.
“Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të në vlera, në vizion dhe në veprim,” ka theksuar ajo, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve.
The post Osmani: Kosova e përkushtuar të thellojë bashkëpunimin strategjik me SHBA appeared first on Kosovapost.net.