Osmani i rri prapa, Trump ia shtrëngon duart pasi e nënshkruan rezolutën inauguruese të Bordit të Paqes

Presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi rezolutën inauguruese që do të përcaktojë mandatin e Bordit të Paqes për Gazën.

Me liderët pjesëmarrës prapa, Trump hodhi nënshkrimin dhe më pas u kthye duke ia kapur dorën presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila u rreshtua pas tij.

Ajo, si liderët e tjerë të pranishëm, nënshkruan paraprakisht dokumentin për themelimin e Bordit të Paqes.

Trump i quajti “yje” dhe “njerëzit më të mëdhenj, më të fuqishëm në botë”, disa liderë që po marrin pjesë në ceremoni.