Osmani: Gjuha e urrejtjes së Serbisë ndaj shqiptarëve ka mbizotëruar gjatë tërë historisë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë që gjuha e urrejtjes së Serbisë ndaj shqiptarëve, ka mbizotëruar gjatë tërë historisë.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë që vendimi i Gjykatës së Lartë në Beograd, për ta refuzuar dënimin e gjuhës së ministrit të Brendshëm Alekandër Vulin, është një njollë të zezë në qeverisjen e serbëve.

“Urrejtja e serbëve ndaj popullit tonë e cila po sponzorohet nga shteti ka qenë mbizotërues gjatë historisë”.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës për ta miratuar racizmin ndaj shqiptarëve është edhe një njollë tjetër në historinë  e qeverisjes së tyre. Kjo duhet tua hap sytë atyre që shpresuan që Serbia do të përmirësohej”, shkroi Osmani në Twitter.