Osmani fillon ta bëjë gati KQZ-në për zgjedhje të reja, subjekteve politike u kërkon emrat për anëtarë të rinj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka “trokitur” në dyert e selive të subjekteve politike parlamentare për të dorëzuar kërkesat për propozim të anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kësisoj, Osmani duket se ka hedhur hapin e ri për ta legjitimuar plotësisht funksionimin e KQZ-së në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare të parakohshme.

Burime të Paparacit nga subjektet politike kanë treguar se ftesat për nominime janë pranuar në zyre të tyre gjatë ditës së hënë.

Nga 6 marsi, Kuvendi i Kosovës është shpërbërë dhe Osmani nuk ka dërguar kërkesat në grupe parlamentare që ishin pjesë përbërëse e legjislativit tashmë të shpërndarë.

Siç duket, Osmani ka shfrytëzuar një detaj nga Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme që asaj i jep të drejtë të kërkojë propozimet edhe nga subjektet politike.

Zgjedhje pa legjitimitet: KQZ së shpejti pa mandat, edhe pak ditë afat për emërimin e anëtarëve nga presidentja Osmani