Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer, në kuadër të vizitës së saj në Alpbach transmeton KosovaPost.
Në një postim në rrjete sociale, Osmani ka bërë të ditur se gjatë takimit u zhvilluan diskutime miqësore për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, të cilën ajo e cilësoi si një nga aleatët më të fortë të popullit të Kosovës.
“Me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, si dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer, në Alpbach-un e bukur. Diskutime miqësore mbi forcimin e marrëdhënieve me Austrinë, një nga aleatët më të fortë të popullit tonë”, ka shkruar Osmani.
The post Osmani diskuton me homologun austriak mbi partneritetin Kosovë–Austri appeared first on Kosovapost.net.