Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka anuluar pjesëmarrjen e saj në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Kështu ka konfirmuar këshilltari për media i presidencës, Bekim Kupina, i cili tha se anulimi vjen për shkak të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve të brendshme në vend.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është ftuar edhe sivjet në Konferencën e Sigurisë në Munich, për çka është shumë mirënjohëse ndaj organizatorëve. Megjithatë, për arsye të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve që lidhen me zhvillime brenda vendit, e ka anuluar pjesëmarrjen”, ka thënë Kupina.
Konferenca e 62-të e Munihut do të mbahet nga 13 deri më 15 shkurt, ku do të marrin pjesë qindra udhëheqës botërorë, përfshirë edhe vendet e rajonit.










