Osmani: Administrata Trump ka miratuar vazhdimin e MCC-së për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani njoftoi se Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, e ka informuar zyrtarisht se Kompakt i MCC për Kosovën do të vazhdojë.

Osmani velrësoi se ky lajm vjen pas takimeve që ajo zhvilloi në Ëashington, ndërsa tha se programi i MCC ka ndikim transformues për sektorin e energjisë dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Pas takimeve të shkëlqyeshme në Ëashington D.C ku diskutuam për rëndësinë e Kompaktit të MCC për Kosovën, jam informuar edhe zyrtarisht nga Zv. Sekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, se Administrata Trump ka miratuar vazhdimin e këtij programi për Kosovën — një program me ndikim transformues për sektorin e energjisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën! Mirënjohje e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, shkroi Osmani në Facebook.