Nico Williams është kthyer në një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës. Anësori i Athletic Club dukej se e kishte të sigurt të ardhmen me Barcelonën.
Megjithatë, Bayern Munich ka hyrë fuqishëm në garë në orët e fundit me klubin gjerman nuk pranon të dorëzohet përpara konkurrencës së katalanasve.
Bavarezët kanë rritur ndjeshëm ofertën e tyre. Ata i kanë propozuar lojtarit një pagë prej 12 milionë eurosh neto në vit, shumë më e lartë se ajo e Barcelonës.
Nga ana tjetër, Barça mbetet e bindur se marrëveshja verbale me Nicon do të respektohet. Në Camp Nou besojnë se lojtari dëshiron të realizojë ëndrrën e tij.
Klubi katalanas është i qartë për rolin që i ka rezervuar Williamsit dhe ai shihet si një titullar i padiskutueshëm që nga dita e parë.
Tashmë topi është në fushën e lojtarit. Ai duhet të zgjedhë mes pasionit për Barcelonën dhe ofertës financiare të Bayernit.
Vendimi pritet brenda pak ditësh. Tensioni mes dy klubeve është rritur, ndërsa merkatoja hyn në fazën vendimtare.
The post Bayerni futet fuqishëm në garë për Nico Williams, i bën ofertë lojtarit më të madhe se sa ajo e Barcelonës appeared first on GazetaBlic.