Një nga “telenovelat” më të bujshme të kësaj merkatoje verore duket se ka ardhur në fund. Pas interesit të shumë klubeve, Victor Osimhen është i vendosur të vazhdojë karrierën e tij te Galatasaray. Pas një sezoni fantastik në Turqi, sulmuesi ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në këtë klub.
Galatasaray ka bërë një përpjekje të madhe për të bindur lojtarin duke i ofruar një pagë shumë të majme. Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, klubi turk i ka ofruar nigerianit një pagë vjetore prej 16 milionë eurosh, një shifër që pasqyron rëndësinë që i japin Osimhen dhe sa shumë duan ta mbajnë atë në radhët e tyre.
Megjithatë, edhe pse lojtari tashmë është dakord me ofertën dhe dëshiron të vazhdojë në Stamboll, pengesa kryesore tani është Napoli. Klubi kampion i Serisë A është i vendosur në klauzolën prej 75 milionë eurosh që ka vendosur për nigerianin dhe nuk bën asnjë hap pas.
Gjithsesi, në ditët në vijim priten negociata zyrtare ems dy klubeve dhe mbetet për t’u parë nëse klubi turk mund të përmbushë kërkesën financiare të Napolit dhe të sigurojë një transferim që do të gëzonte tej mase tifozerinë e tyre.
The post Osimhen nuk ka më dyshime, nigeriani vendos se ku do luajë sezonin e ri appeared first on Telesport.