Victor Osimhen tregon forcë dhe vendosmëri përkundër dëmtimit që do ta mbajë larg fushave për më shumë se një muaj: “Nuk jam më i panjohur për situata të tilla. Kam kaluar gjëra edhe më të këqija, në fytyrë kam ende rreth 18 vida nga operacioni i mëparshëm dhe nuk mund të ha normalisht me anën e djathtë. Ky dëmtim është thjesht një gjë e vogël krahasuar me atë që kam kaluar”.
Sulmuesi konfirmoi seriozitetin e lëndimit: “Më është thyer krahu dhe do të duhet të operohem. Do të jem jashtë fushave maksimumi 5-6 javë”. Ai gjithashtu kujtoi lidhjen e veçantë me Galatasaray: “Ky klub më shpëtoi kur isha në fund. Pas nënshkrimit, edhe vajza ime u lidh më shumë me tifozët e Galatasaray se sa me mua. Do t’iu jem përjetësisht mirënjohës”.
Osimhen shpjegoi momentin e dëmtimit: “Shkova drejt topit, arrita me mbrojtësin, e kisha dorën të lirë dhe nuk prisja që gjuri i tij të binte mbi krahun tim. Nuk e kuptova menjëherë që ishte thyer. Kur provoja të vrapoja, dhimbja më ndaloi; ishte si të më binte krahu. Prova të vazhdoja, por nuk arrita”.

The post Osimhen, jashtë fushave 5-6 javë: Do të operohem, thyeva krahun ndaj Liverpool-it appeared first on Telesport.










