“Osimhen dhe Icardi? Me ta vendos nëse do t’i biesh ziles apo thyesh derën…”

Në konferencë për shtyp para ndeshjes me Parmën, Luciano Spalletti komentoi edhe shortin e “play off”-it të Champions League ndaj Galatasaray: “Është një vend i bukur për t’u vizituar, sepse atje janë të dashuruar me futbollin.

Do të jetë si një vorbull, nuk mund ta shmangim dhe duhet të futemi brenda saj. Do ta luajmë ndeshjen të bindur se kemi mundësi të barabarta për kualifikim. Kundërshtari është shumë i fortë dhe disa lojtarë i njoh mirë, por tani duhet të mendojmë për sfidën e nesërme, po aq të vështirë”.

Për Osimhen dhe Icardi: “Të dy kanë numrin 9 në gjak. Me ta i ke të gjitha planet; vendos vetëm nëse do t’i biesh ziles apo të thyesh derën… Osimhen e thyen derën, ndërsa Icardi në zonë është një nga më të mirët që kam stërvitur”.

Për rrugëtimin europian: “Kemi fituar përvojë. Pres reagim, nuk ka më rehati, vetëm presion, sulm dhe përshtatje në kaos”.

 

The post “Osimhen dhe Icardi? Me ta vendos nëse do t’i biesh ziles apo thyesh derën…” appeared first on Telesport.