Orteku në Alpet Zvicerane “varros” disa persona, thotë Policia

Orteku ndodhi pak pas mesditës të së shtunës, tha policia e Kantonit të Bernës në një deklaratë në mediat sociale.

Një mision shpëtimi është duke u zhvilluar për të arritur në disa persona të “varrosur” nën një ortek në malin Eiger në Alpet Zvicerane, thotë policia lokale.

Orteku ndodhi pak pas mesditës të së shtunës, tha policia e Kantonit të Bernës në një deklaratë në mediat sociale.

Ata thanë se kishin nisur një operacion në shkallë të gjerë që përfshinte disa ekipe shpëtimi që po kërkonin njerëz.

Eiger është një majë 3 mijë e 967 metra pranë vendpushimeve turistike të Grindelwald, Lauterbrunnen dhe Wengen.