Oriola Marashi ka rikthyer edhe një herë vëmendjen e ndjekësve të saj me një postim magjepsës dhe plot stil, ku shfaqet në një fushë tenisi.
Modelja e njohur shqiptare ka pozuar me një veshje të bardhë elegante që përfshin një bluzë të hollë me dekolte të theksuar dhe një fund tenisi me palë, teksa mban në dorë një raketë me dorezë rozë – një aksesor që i shton prekje femërore pamjes së saj të fuqishme.
Syzet me xham të errët, bizhuteritë elegante dhe orën klasike në dorë i japin një notë luksi të pakontestueshëm pamjes së saj.


Ndjekësit e saj kanë shpërthyer në komplimente, siç bëjnë përherë për modelen e tyre të preferuar.
Ky postim vërteton sërish pse Oriola është një nga figurat më të ndjekura dhe të admirueshme shqiptare. /Telegrafi/





