Oriola Marashi humb unazën “Bvlgari” me vlerë marramendëse por shikoni si përfundoi

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, e cila po shijon pushimet e fundvitit në luksin e Dubait, ka kaluar orë ankthi ditën e djeshme. Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit një incident që mund t’i kushtonte shumë shtrenjtë, fjalë për fjalë.

Gjatë një darke në restorantin prestigjioz “URLA” në Dubai, Oriola ka kuptuar se i mungonte një nga aksesorët e saj më të shtrenjtë: unaza ikonike Bvlgari në formë gjarpri.

Sa kushton unaza që humbi modelja?

Nuk bëhet fjalë për një bizhuteri të thjeshtë. Nga detajet në fotot e publikuara, shihet se bëhet fjalë për modelin e famshëm “Serpenti Viper” ose “Serpenti Seduttori” të markës Bvlgari, e larë në ar dhe e mbushur plot me diamante.

Një kërkim i thjeshtë për këtë model tregon se çmimi i saj është “i kripur”. Në varësi të karatëve dhe gurëve të çmuar, vlera e kësaj unaze në tregun ndërkombëtar varion nga 20,000 euro deri në mbi 30,000 euro. Një shumë kjo marramendëse për t’u harruar në tualetin e një restoranti!

Siç tregon vetë modelja përmes bisedave në WhatsApp me stafin e restorantit, ajo e kishte hequr unazën për të larë duart në tualet dhe e kishte harruar aty. Pasi e ka kuptuar mungesën e saj, ajo ka kontaktuar me urgjencë restorantin duke shpresuar në një mrekulli.

Për fatin e saj të mirë, mrekullia ndodhi. Stafi i restorantit u tregua tejet korrekt dhe profesional, duke ia gjetur dhe dorëzuar unazën modeles.
E lehtësuar, Oriola publikoi momentin kur unaza i kthehet në dorë, duke shkruar: “Përgjigje e menjëhershme, ndershmëri dhe profesionalizëm. Faleminderit Dubai që ke vendosur standarde kaq të larta. Vetëm në Dubai ndodh kjo!”

Në fund, ajo dha edhe një këshillë për të gjitha vajzat që mbajnë bizhuteri të shtrenjta: “Morali i historisë: Mos i hiqni unazat kur lani duart!” /Prive

Screenshot