Bisedimet klub me klub janë duke vazhduar për Dibu Martínez, gjithashtu për Jadon Sancho. Dy negociata të ndara, por brenda së njëjtës tryezë diskutimi. Manchester United dëshiron që Sancho të përfshihet në marrëveshjen për portierin argjentinas, ndërkohë që opsioni “Lammens” mbetet ende i hapur.
Vendimi i madh i takon vetë Sanchos; të bashkohet menjëherë me Aston Villa apo të presë për mundësi të tjera, përfshirë edhe pista jashtë Europës. Një gjë është e sigurt: sulmuesi anglez nuk ka vend te “Djajtë e Kuq”, ndërsa Dibu Martinez shihet si portieri i duhur në “Old Trafford”.
The post Orët e fundit të merkatos, lëvizje të bujshme mes Aston Villa dhe Manchester United appeared first on Telesport.