Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka diskutuar rolin e qeverisjes vendore të fortë dhe të përgjegjshme në zbatimin e reformave me ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin.
Sipas njoftimit, në takimin me Krasniqin, Orav ka thënë se zgjedhjet e fundit në Kosovë tregojnë se si demokracia vendore angazhon njerëzit dhe formëson politikat që pasqyrojnë nevojat e komunitetit përmes vendimmarrjes pranë tyre, njofton Klankosova.tv.










