Orav: Kosova e ndjeshme ndaj manipulimeve dhe dezinformimit, renditet e parafundit në Indeksin e Njohurive Mediatike

Kreu i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, në fjalën e tij tha se Kosova “mbetet e ndjeshme ndaj manipulimeve”, por edhe, sipas tij, “ndaj ndërhyrjeve përmes dezinformimit në çështjet politike dhe të sigurisë”.

Dezinformimi në gjuhën shqipe përhapet kryesisht në rrjetet sociale, ndërsa në gjuhën serbe shfaqet më shpesh në mediat tradicionale, me narrativa që shpesh barazohen me dezinformimin rus, veçanërisht në çështjet politike dhe të sigurisë.

Ai gjithashtu theksoi se Kosova është në vendin e 40-të nga 41 vende në Indeksin Evropian të Njohurive Mediatike, i cili, siç specifikoi ai, pasqyron “nivelin e dobët të ndërgjegjësimit të institucioneve rreth njohurive mediatike”.

“Në të gjithë Evropën dhe më gjerë, dezinformimi kërkon të dobësojë besimin në institucione, të polarizojë shoqëritë dhe të përfitojë nga përçarjet, dhe Kosova nuk bën përjashtim. Bazuar në gjetjet e ‘hybrid.info’, dezinformimi në gjuhën shqipe përhapet më shumë në rrjetet sociale, ndërsa në gjuhën serbe shfaqet më shpesh në mediat tradicionale, me narrativa që shpesh barazohen me dezinformimin rus, veçanërisht në çështjet politike dhe të sigurisë. Si rezultat, hapësira e Kosovës mbetet e ndjeshme ndaj manipulimit dhe ndërhyrjeve…” tha ai. Orav, ka raportuar Kossev./Lajmi.net/