Përfaqësuesja shqiptare Jonida Maliqi do të kendojë e dyta.
Jonida Maliqi me “Ktheju tokës” ia ka dalë që të kalojë në finalen e Eurovison, duke u kualifikuar pas performancës së shkëlqyer.
Bashkë me Shqipërinë, janë edhe 25 shtete tjera që do të performojnë në finalen e madhe.
Faqja zyrtare e ‘Eurovision’ ka konfirmuar se Jonida Maliqi do të këndojë e dyta në natën finale, dhe me një paraqitje si të djeshmen shpresojmë në një rezultat të mirë.