Rexhep Taip Erdogan, Presidenti i Turqisë akuzoi partite opozitare të vendit se kanë provokuar një “lëvizje dhune” ndërsa protestat për arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamollu vazhduan për të 6-tën natë rradhazi. Kreu I Shtetit Turk u shpreh se Opozita po prish qetësinë e qytetarëve me provokime pasi nuk ka guxim të japë llogari për korruprionin dhe vjedhjet që kanë bërë.
Protestuesit u përballën mbrëmjen e të hënës sërisht në mënyrë të dhunshme me policinë e cila përdori presion uji, gaz lotsjellës si dhe plumba gome për shpërndarjen e dhjetëra mijëra demonstruesve në disa qytete të vendit.
Mbi arrestimin e Ekrem Imamollu, krybashkiakut të Stambollit që akuzohet për korrupsion dhe mbështetje të një organizate terroriste ka pasur reagime të forta edhe nga Perëndimi. Analena Baerbock, Ministrja e Jashtme Gjermane shkroi në profilin e saj në rrjetin Social X se me arrestimin e Kryebashkiakut te Stambollit, angazhimi I Turqise per tu anetaresuar ne Bashkimin Europian po zbehet gjithnje e me shume. Annalena Baerbock shkroi se Turiqa duhet te jete nje shtet ku mbizoteron sundimi I ligjit dhe se kundershtaret politike te Ergodan nuk duhe ti perkasin as burgut dhe as gjykatave. Reagimi I Ministres se Jashtme Gjermane erdhi pasi me heret edhe Keshilli I Europes denoi ashper arrestimin e Imamoglu dhe dhunen qe policia ka ushtruar ndaj protestuesve ne Turqi.
Ekrem Imamoglu, rivali politik I Erdogan është kthyer në një figure të rëndësishme politike në Turqi përgjatë viteve të fundit dhe sonazhet e tregonin atë favorit për garën e ardhshme presidenciale në vend qe do te mbahet ne vitin 20248 . Kryebashkiaku I Stambollit qe u arrestua te merkuren e javes se shkuar akuzohet per Korrupsion dhe mbeshtetje te nje organizate terroriste.