Opozita ka vendosur pas mbledhjes së mbajtur në selinë blu, që të mbajë protestën e ardhshme kombëtare më 8 qershor.
Protesta e tetë kombëtare e cila do të mbahet të shtunën do të mblidhet në po të njëjtën orë si ajo e sotmja, në 19:00.
Kujtojmë se këtë të dielë në përfundim të protestës, Basha bëri një deklaratë të fortë duke thënë se e sotmja ishte e hera e fundit ku ai flet me zërin e arsyes, pasi në protestën e ardhshme do të flasim sovrani.
Nga ana tjetër, me përfundimin e mbledhjes në selinë e PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha do të niset drejt Gjermanisë në një takim disa ditor atje më një sërë përfaqësuesish të lartë.