Nga Ivan Zazzaroni*
Kam disa pyetje për të bërë ndaj Ronaldo, Seedorf, Roberto Carlos, Cafu, Kakà, Del Piero, Vieri, Trezeguet, Pastore, Stoichkov, Shevchenko, Albertini, Beckham, Romario, Ribery dhe mikut tim të dashur Roby, pra pyetje për kampionëve, kampion lind dhe mbetesh përgjithmonë, të cilët në Amerikë “i puthën pantoflat (këmbët)” sulltanit “Al Dollar bin Infantino”.
Dua t’iu drejtohem pikërisht sportistëve që na kanë dhuruar emocione, i mbajmë ende në kujtime, duke dhënë në disa raste shembuj sportiviteti dhe altruizmi. Mund t’i kuptoj ata që e kanë bërë për nevojë, ose dëshpërim, duke pasur uri për para, sepse pas mbarimit të karrierës kanë shpenzuar gjithë pasurinë.
Madje arrij të kuptoj edhe ata që ndjekin ambicie presidenciale (Ronaldo). Nuk kuptoj kurrsesi të tjerët, të gjithë natyrisht super të pasur, shumë të famshëm dhe sipërfaqësorë? Mirë, kaloj te pyetjet.
E para është më e lehtë. Nga futbolli ke marrë shumë dhe tani merr pjesë në aktivitetet e FIFA-s si ambasador. A je krenar që mund t’i kthesh futbollit pak nga ajo që ke marrë?
E dyta na sjell më afër. Imagjinoj që kjo është një praktikë që kërkon shpenzime: udhëtime, ‘selfie’, angazhime institucionale. A ka kujdes FIFA për ty?
E treta është thelbi. Nëse do të ishe ende aktiv, a do të doje t’i shihje kolegët e tu më të famshëm që mbështesin absurditetet e Infantos? Vendime që nuk marrin parasysh shëndetin e sportistëve, rëndësinë e pushimit, cilësinë e spektaklit dhe shkojnë kundër mendimit të mjekëve, trajnerëve, sindikatës së futbollistëve, agjentëve dhe opinionit publik? A do ta mbështesje këtë garë të çmendur për pushtet, para dhe sukses?
Me fjalë të tjera, a nuk mendon se e ke tradhtuar natyrën e futbollit tënd? Besomëni, dukeni sikur jeni pjesë e haremit të sulltanit Infantino. A e dini si quhen ata që paguhen për ta duartrokitur tenorin edhe kur këndon keq?!
* Drejtor i “Corriere dello Sport”
The post Opinion / Kampionë të një epoke, pse bëheni “viktima” të pushtetit të sulltanit Infantino?! appeared first on Telesport.