Një përfaqësues nga autobusët e operatorit privat, ka bërë të ditur se automjetet e parkuara në rrugën “Agim Ramadani” e deri te zona e njohur si “Plepat” nuk do të largohen deri të përfundojë protesta.
Kështu iu drejtua ai një zyrtari policor, derisa po zhvillohej dita e dytë e protestës së operatorëve privatë dhe publikë.
Po ashtu, u paralajmërua që edhe nesër do të vazhdojë protesta, por për një periudhë më të gjatë.
“Autobusët e operatorëve privat, janë te parkuar në rrugën ‘Agim Ramadani’, asnjë nuk livrit pa u kry protesta. Pikë. Kemi me zhvillu protestën. Kur sekretari jep deklaratën për media, atëherë largohemi. Nesër kena me e vazhdu edhe më gjatë. Jemi duke kërkuar të drejtat tona”, u shpreh i njëjti.











