Operacioni përfundon me sukses, Rodrygo nis fazën e rehabilitimit për t’u rikthyer sezonin e ri

Rodrygo i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale pas një dëmtimi të rëndë në gjurin e djathtë. Sulmuesi i Real Madrid iu nënshtrua një ndërhyrjeje ditën e martë për të rindërtuar ligamentin e kryqëzuar anterior dhe për të riparuar meniskun e jashtëm, të cilin e dëmtoi gjatë ndeshjes kundër Getafe një javë më parë.

Operacioni u krye nga specialisti i njohur Manuel Leyes, pas disa ditësh pritjeje për të zvogëluar inflamacionin në nyje. Tani, braziliani zyrtarisht fillon udhëtimin e tij të gjatë të rikuperimit.

Rodrygo mori topin në krahun e majtë dhe, ndërsa përpiqej të vraponte me shpejtësi pas një pasimi me Lison, këmba e tij u bllokua në mënyrë të panatyrshme. Dhimbja ishte e menjëhershme: sulmuesi ngriti këmbën dhe filloi të çalojë, duke u rrëzuar për disa çaste në fushë.

Pavarësisht shqetësimit të rëndë, ai u ngrit dhe vazhdoi të luante për më shumë se gjysmë ore. Pyetja mbetet nëse dëmtimi ishte tashmë i plotë apo nëse përpjekja pasuese e përkeqësoi situatën.

Skanimet konfirmuan diagnozën më të frikshme: një këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior dhe meniskut anësor në gjurin e tij të djathtë. Ky ishte një lajm shkatërrues për brazilianin, që humbi mbylli para kohe sezonin dhe humbi Kupën e Botës, pasi koha e rikuperimit është e gjatë.

The post Operacioni përfundon me sukses, Rodrygo nis fazën e rehabilitimit për t’u rikthyer sezonin e ri appeared first on Telesport.