Operacioni i Bremer përfundon me sukses, braziliani do të mungojë 8-10 javë

Juventus publikoi një buletin mjekësor këtë mëngjes në lidhje me gjendjen e Gleison Bremer pas operacionit të meniskut. “Gleison Bremer iu nënshtrua meniskektomisë selektive artroskopike të meniskut medial të gjurit të tij të majtë. Ndërhyrja kirurgjikale ishte një sukses i plotë. Lojtari do të fillojë programin e tij të rehabilitimit në ditët në vijim që synon kthimin në aktivitetin garues.”

Ky ishte një hap i nevojshëm pasi dëmtimi i qendërmbrojtësit brazilian ishte si një rrufe në qiell të pastër. Kjo pengesë do t’i ndërlikojë ndjeshëm planet e Igor Tudor, pasi Bremer është shtylla kryesore e mbrojtjes bardhezi.

Trajneri kroat do të qëndrojë pa udhëheqësin e tij mbrojtës për një kohë edhe më të gjatë se 24-42 ditët standarde, koha e rikuperimit për këtë lloj dëmtimi. Bremer pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e majtë. Për të eliminuar çdo rrezik të një përsëritjeje, ai do të duhet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 3-4 javë.

Sipas këtyre parashikimeve, Bremer mund të qëndrojë jashtë fushave për rreth dy muaj, me vlerësime për rikthimin e tij që variojnë midis 8 dhe 10 javëve. Ky është një lajm i keq në një kohë të ngjeshur të sezonit për Juventus. Qendërmbrojtësi brazilian do të mungojë të paktën 12 ndeshje:

The post Operacioni i Bremer përfundon me sukses, braziliani do të mungojë 8-10 javë appeared first on Telesport.