Operacion shpëtimi në Bjeshkët e Nemuna, ndihmohet një turiste me probleme shëndetësore

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka bërë të ditur se pas pranimit të thirrjes emergjente, një ekip shpëtues nga stacioni i Pejës ka ndërhyrë me shpejtësi.

Ata arritën ta lokalizojnë turistën dhe i ofruan ndihmën e parë në vendngjarje.

Aktualisht, ajo është në gjendje të stabilizuar dhe pritet të evakuohet për trajtim të mëtejshëm në qendrën mjekësore më të afërt.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë për gjendjen e saj shëndetësore apo kombësinë e saj.

The post Operacion shpëtimi në Bjeshkët e Nemuna, ndihmohet një turiste me probleme shëndetësore appeared first on Kosovapost.net.