Disa të dyshuar për grabitjen e 22 janarit në Deçan janë zbuluar të fshehur në Fushë Kosovë.
Me 22 janar 8 mijë euro ishin grabitur nga një kompani e cila po I dorëzonte paratë në bankë.
Grabitësit kishin kanosur pronarët dhe kishin arritur të largohen nga vendi I ngjarjes.
Disa ditë më vonë policia ka njoftuar se ka lokalizuar vendodhjen e grabitësve që po fshiheshin në një banesë në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të policisë njësitë e Pejës me urdhër të prokurorisë kanë krye bastisje dhe në Fushë Kosovë kanë arrestuar dy prej pjesëmarrësve në Grabitje.
Tek të njëjtit sipas policisë është gjetur edhe drogë. Policia ka sqaruar se për rastin para disa ditësh ka arrestuar edhe tre persona të tjerë dy 27 vjeçare dhe një 24 vjeç.