Në një aksion anti-drogë janë kontrolluar katër lokacione të ndryshme në Prizren, ku janë sekuestruar substanca narkotike, para e një pistoletë.
Tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje.
Policia bën të ditur se si vazhdimësi e hetimeve të një rasti të mëhershëm, Njësia e antidrogës në Prizren me mbështetje edhe të njësive tjera policore të enjten ka realizuar një operacion antidrogë në funksion të zbatimit të një urdhër-kontrolli nga Gjykate Themelore në Prizren.
“Gjatë operacionit të kontrollit si dëshmi relevante janë sekuestruar: substanca narkotike, para, pajisje, automjete, telefona, një pistoletë etj”, njofton Policia.
Policia njofton se pesë persona janë arrestuar nga policia, nga ta dy janë liruar në procedurë të rregullt dhe tre të tjerë u dërguan në mbajtje per 48 orë.
“Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga njësia e antidrogës në Prizren”, thuhet në njoftim.










