Skuadra e Llapit ka konfirmuar transferimin e sulmuesit, Axel Gnapi.
Gnapi i cili ishte pjesë e Prishtinës sezonin e kaluar, është transferuar tek Llapi, për ta përforcuar ekipin e Batatinës, përcjell GazetaBlic Sport.
Më poshtë keni njoftimin e klubit të Llapit:
“Klubi Futbollistik Llapi zyrtarizon përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin qendror Axel Gnapi, i cili vjen nga radhët e FC Prishtina.
KF Llapi dhe futbollisti kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim, duke nënshkruar kontratë dyvjeçare që do ta mbajë Gnapi-n në Podujevë deri në qershor të vitit 2027.
Me tiparet e tij, Gnapi do të forcoj edhe më tej fazën tonë sulmuese dhe pritet të japë kontribut të rëndësishëm në realizimin e objektivave të klubit.
Ky do të jetë kapitulli i dytë për 23-vjeçarin në futbollin kosovar, pas gjashtë muajve të kaluar te FC Prishtina. Më parë, ai ka qenë pjesë e disa klubeve franceze, përfshirë: Istres FC U19, AS Cannes, RC Grasse, AS Furiani, Racing Besançon dhe ASM Belfort.
Ky transferim u finalizua falë bashkëpunimit me kompaninë ndërmjetësuese AAG Sportstotal, të cilës i shprehim falënderimet tona për bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Me transferimin e Axel Gnapi, KF Llapi vazhdon të ndërtojë një skuadër konkurruese, të gatshme për sfidat e sezonit të ri.
Mirë se vjen Axel, të urojmë suksese dhe sa më shumë gola me fanellën bardhekaltër”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport
The post Zyrtare: Axel Gnapi transferohet tek Llapi appeared first on GazetaBlic.