Onana nuk e pranon stolin te Manchester United, vendos të transferohet në Turqi

Portieri i Manchester United, Andre Onana, ka rënë dakord të bashkohet me Trabzonspor në formë huazimi. Lajmi është konfirmuar nga mediat britanike, por ende nuk është bërë zyrtar nga asnjë prej klubeve.

“Sky Sports Neës” raportoi javën e kaluar se një largim i portierit kemarunas nga “Old Trafford” ishte në prag, sidomos pas mbërritjes së Senne Lammens.

Thuhet se të gjitha kontratat janë nënshkruar nga ana e Onana për t’u bashkuar me klubin turk dhe ato pritet të zyrtarizohen së shpejti. Kamerunasi nuk arriti në asnjë moment të linte gjurmë te “djajtë e kuq”.

Mjaft gafa në sezonet e fundit e bënë atë një portier jo të dashuruar nga tifozët. Këtë sezon, ai nuk ka luajtur në asnjë ndeshje në Premier League, duke qëndruar gjithnjë në stol.

The post Onana nuk e pranon stolin te Manchester United, vendos të transferohet në Turqi appeared first on Telesport.