Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka thënë se gjendja e futbollistit të Gjilanit, Oltion Bilalli, është e rëndë.
“Është gjendje e rëndë. Edhe pse tash për tash është stabile, por është gjendje e rëndë. Është i intubuar, i lidhur në aparat me terapi sedacion analgjetik. Ia kemi bërë disa incizime. Pas orës 22:00, do t’ia përsëritim për të parë gjendjen e tij e më pas të shohim për hapat tjerë. Por sipas gjitha gjasave do të vazhdojë me mjekim intensiv qendror”, ka thënë Syla për KOHËN të martën.
Bilalli pësoi lëndim gjatë ndeshjes së sotme kundër Malishevës pas përplasjes me portierin Ilir Avdyli.
Drejtori i klubit Gjilani, Syart Rrahmani, ka thënë më herët se Bilalli ka gjakderdhje të brendshme në kokë.