Notari Olti Kondirolli e ka thyer rekordin e Kosovës për kadetë dhe juniorë, shkruan Gazeta Express.
Notari kosovar garoi sot në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj “Baku 2019” në disiplinën 50 metra stil i lirë dhe doli i pesti nga tetë garues me kohën 25.67, e cila ishte e mjaftueshme për ta thyer rekordin.
Në baterinë e njëjtë, Vigan Bytyqi doli i teti me kohë 26.14 sekonda.
Koha e tyre ishte e pamjaftueshme për t’u kualifikuar tutje.
Garat për notin do të përfundojnë të premten dhe shpresojmë që notarët kosovarë të jenë të suksesshëm.