Olsa Muhameti për Gjestin: Erdhi nga disa probleme rehabilitimi, na është lutur shumë dhe e morëm në Big Brother

Producentja e Big Brother VIP Kosova 3, Olsa Muhameti, ka folur për largimin e Gjestit nga ky format dhe kalimin në atë të Shqipërisë.

Ajo tha se nuk e priste që ta merrte Top Channel, një personazh që ishte krijuar nga ta.

Tutje, Olsa theksoi se mund ta pengonin gjë që nuk e bënë pasi nuk i kishte përfunduar kontrata.

“Nuk e prisja që Top Channel do ta merrte, nuk e mendova kurrë që Top-i do të merrte personazh nga ne. Kjo tregon që paskemi bërë një punë të mirë. Gjestin nuk e nxorëm ne, e nxori publiku. Mund ta pengonim, por nuk e bëmë. Me kontratë nuk mund të largohej, ne e lejuam”, u shpreh ajo.

E njëjta theksoi se Gjesti ka vazhduar njëjtë edhe në Shqipëri, pa ndryshuar fare në lojë.

“Gjesti duhet të ndryshonte. Një personazhi të ri-formatohet i duhet ndihmë profesionale. Gjesti erdhi një personazh i shkëputur nga problemet e veta të rehabilitimit, e morëm ne ia dhamë dorën e futëm në Big Brother, u lut shumë edhe neve na pëlqeu”, shtoi ajo.

Tutje tha: “Ne e mësuam të bënte këtë lojë që po e bën edhe aty ku është dhe mendoj që Gjesti duhet të ndihmohet nga produksioni për t’u ngritur më lartë, jo ai nuk ka mundur”.