Bayern Munich ka fituar 2-1 ndaj Lyon në miqësoren e luajtur sot në “Allianz Arena”. Bavarezët e drejtuar nga Vincent Kompany e nisën takimin me këtë formacion: Neuer; Boey, Upamecano, Kim, Guerreiro; Bischof, Goretzka; Karl, Wanner, Coman; Kane.
Ndërkohë që blerja e bujshme e verës, Luis Diaz, e nisi nga stoli dhe u aktivizua në fillim të pjesës së dytë. Pjesa e parë e takimit u mbyll në barazim pa gola.
Në fillim të pjesës së dytë, bavarezët zhbllokuan rezultatin falë penalltisë të ekzekutuar saktë nga Michael Olise, e fituar nga Luis Diaz. Kolumbiani u pengua brenda zonës nga kundërshtari dhe arbitri dha penallti.
Ndërkohë që në minutën e 63-të ishte sërish Olise që shënoi golin e dytë, pas një aksioni të shpejtë të bavarezëve dhe asistit të Serge Gnabry. Në minutën e 82-të, Lyon ngushtoi shifrat me golin e Alejandro Gomez. Rezultati përfundimtar, Bayern fiton 2-1.
The post Olise e nis aty ku e la. Bayern fiton miqësoren ndaj Lyon (video) appeared first on Telesport.