Janë shënuar tre gola të shpejtë në “Allianz Arena” në supersfidën mes Bayern dhe Chelsea-s. Bavarezët kanë kaluar fillimisht në avantazh falë një autogoli, ku padyshim merita ishte e Michael Olise.
Francezi futi një top të fortë nga krahu brenda në zonë, aty ku Trevoh Chalobah u tregua i pavëmendshëm dhe pas topi u përplas me të përfundoi në rrjetë, në minutën e 20-të.
Pesë minuta më pas, Harry Kane dyfishon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë ai, pasi u pengua brenda zonës nga Moises Caicedo. “Blutë” reagojnë direkt dhe ngushtojnë shifrat me golin e Cole Palmer.
The post Olise “detyron” mbrojtësin e Chelsea-s të shënojë në portën e tij. Kane dyfishon shifrat (video) appeared first on Telesport.