OKB: Ne nuk jemi shtet, prandaj mund të shpallni person të padëshiruar zyrtarët e UNMIK-ut

Mikhail Krasnoshchenkov, shtetas rus, pjesëtar i UNMIK-ut në Kosovë, u shpall të premten si person i padëshiruar nga qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ai u arrestua, së bashku me një punonjës tjetër të UNMIK-ut, të kombësisë serbe, gjatë një operacioni policor në veri të Kosovës , që sipas autoriteteve drejtohej kundër disa personave që dyshohen për krim të organizuar dhe kontrabandë.

Farhan Haq, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i tha Zërit të Amerikës, se Kosova nuk mund të marrë një vendim të tillë, pasi OKB-ja nuk është shtet.

“Të dy zyrtarët tanë janë liruar në në fillim të javës. Zyrtari rus tre ditë më pare, ndërsa anëtari serb dje. Ne jemi në dijeni që një zyrtar i yni është shpallur person i padëshiruar, por qëndrimi i OKB-së është se ne nuk jemi shtet dhe koncepti i personit të padëshiruar vlen në raportet mes shteteve, por nuk aplikohet ndaj Kombeve të Bashkuara”, thotë zëdhënësi.