OKB: Ndihma masive, mënyra e vetme për të shmangur katastrofën në Ga*za

Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka komentuar mbi vlerësimin e fundit të IPC-së, i cili zbuloi se skenari më i keq i urisë është duke u zhvilluar në Gaza.

“Një zi buke tërësisht e shkaktuar nga njeriu”, shkroi Philippe Lazzarini në mediat sociale.

“Më shumë se 100+ njerëz kanë vdekur për shkak të urisë vetëm gjatë javëve të fundit. E vetmja mënyrë për ta përmbysur këtë katastrofë është të përmbytet Gaza me një ndihmë masive”, tha ai.

“Kombet e Bashkuara, përfshirë UNRWA-n, kanë ekspertizën dhe burimet në dispozicion. Vetëm UNRWA ka ekuivalentin e 6,000 kamionëve me ushqime dhe ilaçe gati për të kaluar në Gaza. Le të bëjmë punën tonë pa kufizime, në siguri dhe dinjitet”, kërkoi kreu i UNRWA-s.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, të paktën 147 persona kanë vdekur nga uria që nga tetori i vitit 2023 – kur Izraeli filloi ofensivën e tij të pamëshirshme – përfshirë 88 fëmijë.

The post OKB: Ndihma masive, mënyra e vetme për të shmangur katastrofën në Ga*za appeared first on Kosovapost.net.