Vedat Muriqi është duke kaluar në formën e tij më të mirë jetësore me gjigantin turk, Fenerbahçe.
Menaxherë dhe skautë nga e gjithë Evropa kanë shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit kosovar.
Drejtori sportiv i Fenerbahçes, Damien Comolli ka folur për të ardhmen e Vedat Muriqit dhe ka pranuar se janë të interesuar disa klube të mëdha.
“Emrin e skuadrës nuk mund ta them, por mund t’ju them se oferta ka ardhur për afatin kalimtar të janarit dhe është rreth 20 milionë euro”, deklaroi Comolli.
Gjatë fundjavës zhvillohet derbi më i zjarrtë në Turqi midis Galatasarayit dhe Fenerbahçes, ku në këtë ndeshje pritet të jetë i pranishëm edhe skauti i Juventusit.