Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, foli pas fitores 10-0 ndaj Auckland City në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara. Ai tha se bavarezët “thjesht e bënë punën” kundër ekipit modest të Zelandës së Re.
“Nuk kemi nevojë për shumë lëvdata për momentin. Ne thjesht bëmë punën tonë. Luajtëm sa më seriozisht të ishte e mundur. Bëmë atë që duhej të bënim. Ndoshta, në grupin tonë, diferenca e golave nuk do të ketë shumë rëndësi”, tha Kompany.
“Kur kundërshtari mbrohet thellë në gjysmën e vet, nuk pret të shënosh 10 gola. Vështirë se do të kishim arritur më shumë se kaq. Më bëri shumë përshtypje ndërhyrja e Musiala-s, i cili bllokoi një gjuajtje të ekipit kundërshtar. Nëse e bën këtë në një ndeshje si kjo, atëherë ke një bazë të mirë”, theksoi trajneri i Bayernit.
The post Kompany pas fitores 10-0 ndaj Auckland City: Ne thjesht bëmë punën tonë appeared first on GazetaBlic.