Oferta e parë e Juventusit për Mateta refuzohet zyrtarisht nga Crystal Palace. Dy ekipet kanë ide të ndryshme

“Sky Sport Italia” raporton se Crystal Palace ka refuzuar ofertën e parë zyrtare të Juventusit për Jean-Philippe Mateta. Duke qenë se Dusan Vlahovic është i dëmtuar dhe pritet të rikthehet në mars, Luciano Spalletti ka kërkuar me patjetër një sulmues të ri gjatë merkatos së janarit.

Zgjedhja e drejtuesve të Juventusit është francezi Jean-Philippe Mateta. Oferta e parë e Juventusit ishte për një huazim prej 2 milionë eurosh me mundësi blerjeje në fund të sezonit, duke u bërë një detyrim nëse bsrdhezinjtë kualifikohen të paktën për Europa League, për një shumë prej 28 milionë eurosh të tjera, pra 30 milionë euro në total.

Në anën tjetër, klubi anglez është i vendosur për shitjen përfundimtare të sulmuesit dhe kërkon shifrën fikse: 40 milionë euro. Sulmuesi francez ka shënuar 10 gola në 33 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon. Kontrata e tij me Crystal Palace skadon në qershorin e vitit 2027.

The post Oferta e parë e Juventusit për Mateta refuzohet zyrtarisht nga Crystal Palace. Dy ekipet kanë ide të ndryshme appeared first on Telesport.