Ndërsa Atletico Madridi kërkon vazhdimësi në një sezon me ulje dhe ngritje, del një detaj i jashtëzakonshëm nga merkatoja. Klubi “rojiblanco” refuzoi një ofertë monstruoze për Julian Alvarez, element i pazëvendësueshëm i projektit. Sipas “El Desmarque”, Arsenali ofroi verën e kaluar 100 milionë euro, plus rreth 20 milionë bonuse, gjatë Botërorit të Klubeve 2025.
Drejtori sportiv i “Gunners”, Andrea Berta, kontaktoi drejtpërdrejt drejtuesit e Atletico Madridit, por mori përgjigje të prerë refuzuese. Miguel Ángel Gil deklaroi se lojtari nuk ishte në shitje, duke mbyllur çdo negociatë. Arsenali ishte gati t’i siguronte argjentinasit pagë rreth 22 milionë euro në sezon, por Atletico Madridi e konfirmoi rëndësinë e tij për projektin teknik.
Alvarez, i ardhur më 2024 nga Manchester City për rreth 100 milionë euro, me kontratë 5-vjeçare dhe klauzolë 600 milionë euro, shënoi 30 gola në sezonin e parë dhe u bë lider i skuadrës së Simeones. PSG dhe Barcelona gjithashtu e ndjekin, por Alvarez fokusohet tek objektivat aktualë: Champions League, “Copa del Rey” dhe La Liga, me Atletico Madridin në vend të tretë, 15 pikë pas Real Madridit.
The post Oferta e jashtëzakonshme për Alvarez në verë, 120 milionë euro u refuzuan nga Atletico Madridi appeared first on Telesport.









