Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media lidhur me organizimin e panairit të përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2018”, i cili do të mbahet prej datës 18-21 Prill 2018.
Është panair me rëndësi multidimenzionale, jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin e më gjerë që i jep rëndësi ekonomike, strategjike, integruese, sociale dhe mbi të gjitha hap i fortësimit të partneritetit ndër-rajonal si dhe përmirësim të imazhit dhe përceptimit rreth Ballkanit perëndimor.
Të paraqitura janë mëse 170 kompani dhe do të shpalosen vendi nga vijnë dhe sektorëve që iu përkasin, thuhet në njoftimin e OEK-ut.